Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëës, Blerim Ramadani, raporton Gazeta ONline Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, MPJD njofton se Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.