Live

Muharremaj tregon se sa milionë euro investime po i bënë komuna dhe bizneset: Janë dhënë mbi 1 milionë euro donacion për Suharekën

23:45 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai gjatë intervistës tregoi se sa punëtor është dhe se e respekton orarin.

“Unë jam shërbëtor i qytetarëve të Suharekës. Nuk është ai mentaliteti i mëhershëm që kryetari i komunës në zyre me ardh në ora 8, e me dal në 11 e mu kthy në 14, e me lënë punën  në 16. Unë jam në shërbim të qytetarve 24 orë, për arsye se unë di në zyre  me dalë në punë në 7 e 30 po njëher[VZ1]  dal në terren, e përcjelli qytetin, fshatrat masandej vijë dhe filloj punën në komunë. Unë nuk e filloj punën vetëm në këtë objekt, ndodh shpesh që e nisi në orën 8 nëpër fshatra”, tha ai.

Bali Muharremaj vitin 2022 e cilësoi shumë të suksesshëm por me disa sfida të vogla e me rezultate të mëdha.

“Nuk jemi kampion vetëm në sport, jemi kampionë edhe në kulturë, zhvillim ekonomik, ambient, a e dini pse, këtë punë e bëjnë qytetarët e komunës sonë, e bëjnë bizneset e fuqishme që I kemi në komunën e Suharekës”.

Teksa pas kësaj vazhdoi të tregonte se sa milionë euro investime po i bënë komuna dhe bizneset për komunën e Suharekës.

“Nuk e di a kemi ndonjë komunë në Kosovë si bizneset e suharekës, sepse për këtë vit i kanë dhënë mbi 1 milionë euro donacion. Nuk ka shantazhe në Suharekë, me dëshirën ma të madhe i japin donacionet. Unë dua t’i ceki disa prej tyre, po filloj së pari prej klubit të Ballkanit, nuk është e lehtë për një kompani qysh është Cima shpk, me nda për klubin e Ballkanit më së  paku 1.1-1.3 milionë euro. Pasatj, ka dhënë kompania e Astrit Kabashit për futbollin e Suharekës, nën një. Nën dy, Shaqir Palushi, nuk është kompani komunale, nuk është regjionale por që e ka përfshi Evropën dhe komplet kontinentet tjera, domëthënë që e mbanë klubin e basketbollit, kuptohet me donator tjerë që me kanë kampion”, tha kryetari i Suharekës.

“Mandatin e kaluar i kemi pasur 10 milion euro donacione. Kemi ndërtuar shtëpin e të moshuarve që është vlera 40 milon euro. Jemi në përfundim të mishtores, është nje donacion tjetër 2.5 milion euro, është në pronë të komunës duke u ndërtuar, është donacion për qytetarët e vendit tonë, e menaxhon shoqata “Jetimat e Ballkanit”, por ne e kemi dhënë pronën në shfrytëzim. Kemi ndërtuar vetëm në mandatin tonë, rreth 150 shtëpi për familjet skamnore edhe çka është me rëndësi, duke i falenderuar bizneset e Suharekës”.

Ndërkaq, Bali Muharremaj zbuloi edhe donacionin e fundit për vitin 2022.

“Në fund të vitit kemi donator, Mufail Gashin që ka ndërtuar katër rrethrrotuillime, diku vlera është 60 mijë euro, donacion është edhe kjo”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua