Live

Muja i kënaqur me përfaqësimin e Kurtit në dialog: Borrell askund nuk përmendi Asociacionin

08:08 / 28 Shkurt 2023

kosovalive

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se e ka dëgjuar me kujdes fjalimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Diplomati spanjoll pas takimit trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi njohjen e pasaportave, vendosjen e marrëdhënieve në një nivel të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Ndërkohë sipas Mujës, ai për herë të parë kaloi nga dalogu Prishtinë-Beograd në dialog Kosovë-Serbi.

“Harrova edhe një gjë: askund nuk përmendi Asociacion?! Ndoshta kemi hyrë në epokën ku Qeveria e Republikës nuk lejon më të bisedojë për territorializim e struktura mono-etnike?!”, shkroi Muja në Facebook.

“Faleminderit Kryeministër për përfaqësimin dinjitoz në Bruksel”, shtoi Muja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...