Live

“Mungesa e pasaportave është problem global”, nisin talljet me deklaratën e deputetit të VV-së

08:34 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi është talluar me deklaratën e Arbër Rexhajt, deputetit të Vetëvendosjes, lidhur me mungesën e pasaportave, problem ky me të cilin po përballen shumë qytetarë.

Nushi, në rrjetin social “Facebook” shpërndau pohimin e deputetit të VV-së, teksa vendosi edhe tri emotikone duke qeshur, ndërkohë që talljet kanë nisur gjithandej në rrjete sociale.

Kujtojmë se problemi i pasaportave ka qenë goxha i theksuar. Një kohë të gjatë, nuk ka pasur letër për kompletimin e një prej dokumenteve parësore të qytetarëve.

Në anën tjetër nuk kanë munguar as kritikat për lëshim të pasaportave me “të njofshëm”.

Shpërndaje në

U Kopjua