Live

Murati: Jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese për ulje të tatimit në pronë

12:10 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka folur për rritjen e faturave të tatimit në pronë.

Murati tha se janë të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për uljen e tatimit të vitit aktual.

Murati tha kjo do të bëhet në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët. Sipas tij disa nga komunat kanë bërë politikë me këtë çështje, gjë që ai tha se është e padrejtë.

“Ne si ministri jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për uljen e tatimit të vitit aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj, qoftë duke marrë një prag ose duke marrë një përqindje të rritjes për ta falur si tatim në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët. Synimi ynë si ministri e edhe i Qeverisë është që të ndihmohen qytetarët sidomos në kohë të vështira, mirëpo konsideroj se nga disa komuna është bërë e padrejtë duke bërë politikë me këtë çështje”, tha Murati në konferencën për media.

Shpërndaje në

U Kopjua