Live

Murati: Mbyllja e konfliktit shqiptaro-serb është projekti i ripërcaktimit të kufinjëve

22:20 / 04 Janar 2023

Nga Kosova Live

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim në emisionin “Debat me Ridvan Berishën,  prodhim i mediumit KosovaLive.net ka folur për qëndrimet e partisë së tij rreth zgjedhjes së çështjeve Kosovë-Serbi.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim sepse konsiderojm që problemi nuk është zgjidhur, problemi është në tryezën e bisedimeve dhe gjitha analizat tona të cilat ne vazhdojmë që ti bëjmë më shumë kujdes duke i përcjell të gjitha ngjarjet politike qoftë edhe në kontekstin ndërkombëtar dhe atë rajonal dhe mardhëniet shqiptaro-serbe edhe raportin mes Kosovës dhe Serbisë na bëjnë të jemi të bindur  se zgjidhja më e mirë për përmbylljen e kapitullit të konfliktit mbi një shekull, shqiptaro-serb qitash në njëfarë forme thehet në raportet kosovë-serbi, është projekti i ripërcaktimit të kufijve mes kosovës dhe Serbisë.”

Tutje, Murati tregon se çfarë nënkuptonte ripërcaktimi i kufinjëve.

“Kur ne themi rikthimi i ripërcaktimit të kufijve nënkuptojm që shqiptarët në Kosovën lindore, në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc atje ku janë shumicë edhe kanë vazhdimësi terrritoriale të bashkohen me Kosovën, e po ashtu e njejtja vlenë edhe për serbët në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan atje ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territorial, të kenë të drejtën të bashkohen me Serbinë”. 

Ndërkaq, Valon Murati tregoi rreth ndryshimeve politike të amerikanëve nga viti 2016 e tutje.

“Kjo ka qenë jo vetëm e mundëshme, por kjo u hap edhe është hap në një kontekst të caktuar ndërkombëtar të ndryshimit të rrethanave këto që veç po i shohim si ndryshime edhe gjeopolitike, ku edhe politika amerikane ndryshoj qëndrim diku prej vitit 2016-17 ka filluar kundrejt qëndrim se kjo mund të zgjidhet edhe përmes ripërcaktimit midis kufinjëve dhe unë besoj që kjo stuhi ka qenë për mua pak e çuditshme në planin e brendshëm sepse kur ne kemi biseduar me herët ne këtë koncept si Lëvizje për Bashkim e kemi shtruar që nga viti 2008, që nga viti 2010 kemi një platformë të botuar sigurishtë që në faza të caktuara ne, ashtu siç edhe sot e pohojmë ne ripërcaktimin e kufijëve e shohim si zgjidhje finale. Si zgjidhje të ndërmjetme e kemi pa vazhdimishtë mundësinë që tash e shtrojmë çështjen e reciprocitetit, nëse nuk lejohet ndryshimi i kufinjëve kemi thënë atehere së paku çdo gje që i jepet veriut të Kosovës, apo i kërkohet në këtë rast asosacioni ndonjë autonomi të zbatohet edhe për tri komunat shqipëtare të Kosovës lindore. Në një fare forme ajo motoja jonë ka qenë reciprocitet deri të një ripercaktim i kufinjëve”. /Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua