Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka ironizuar me Kryeministrin e vendit Albin Kurti, duke i thënë se mund të bëjë çfarë të dojë me “Zajednicën”, pasi ai ka shumicën dhe është i mençur dhe i gjithdijshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Deputetja Musliu tha para deputetëve në Kuvendin e Kosovës se para se Kurti ta nënshkruaj “Zajednicën”, mos t’i harrojë Astrit Deharin, Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.
Tutje deputetja e PDK-së kërkoi nga Kurti që ta rritë koeficientin e pagave, si dhe të bëjë nivelizimin e tyre.
Poashtu, Musliu kërkoi nga Kurti që të përjashtojë Martin Berishajn nga diplomacia si dhe të ndalojë ikjen e të rinjëve nga vendi.
“Albin çka dush bon me “Zajednicën, e ke shumicën dhe ban bash çka dush, je i mençur dhe i gjithdijshëm, je shumë intelegjent, i din obligimet dhe detyrat e tua Kushtetuese. Por du me të porositë që para se me nënshkru Zajednicën mos harro Arben Xheladinin, Mon Balajn e Astrit Deharin se qe dy vjet si ke përmend. Të lutem rriti pagat, përjashto Martin Berishajn prej diplomacisë, sille ligjin për nivelizimin e pagave, rrite koeficientit, ndali rritjen e ikjeve të njerëzve”, tha Musliu.