Live

Musliu-Shoshi: Kurti e kallë këtë vend kundër Asociacionit

08:15 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka kallë vendin që të mos bëhej Asociacioni, teksa negociatorët e mëparshëm sipas asaj, Kurti i ka quajtur tradhtarë.


“Që nga dita e parë kur Kurti ka dalë në fushatë dhe ka kërkuar votë nga qytetarët, në vazhdimësi marrëveshjet kanë qenë të dëmshme. E dini tërë kauzën sa ka qenë opozitar, pra e ka kallë këtë vend për Asociacionin, për marrëveshjet e dëmshme që janë duke u bërë.

Të gjithë liderët të cilët kanë udhëheq me dialogun kanë qenë tradhtarë për të, pra kanë bërë tradhti kombëtare me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe negocimin e tyre dhe pranimin në dialog dhe uljen me Serbinë në të njëjtën tavolinë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Shpërndaje në

U Kopjua