Live

Musliu: Vuçiq po përdor gënjeshtra “të lira” për serbët në veri

22:17 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se po vazhdon me dezinformimin e tij ndaj qytetarëve serbë në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se dezinformata është e lindur në Rusi dhe është rritur në Serbi, ndërsa po përdoret me më madhe nga Vuçiq për qytetarët serbë.

“Dezinformimi lindi në Rusi dhe u rrit në Serbi, po përdoret shumë në Kosovë, në ditët e sotme edhe kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës, kundër atyre që janë kundër kriminelëve dhe politikës së Vuçiqit për Kosovën. Mashtrim i lirë = prodhim i Vuçiqit”, ka shkruar ai duke iu referuar një videoje në internet ku dëgjohen kinse të shtëna armësh në Zubin Potok.

Shpërndaje në

U Kopjua