Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ftuar në Frontal në T7 ka komentuar dy vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.
Mustafa ka thënë se përgjatë këtyre dy viteve e vetmja rritje që kanë përjetuar kosovarët, ka qenë rritja e faturave, raporton Express.
“Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, ka thënë Mustafa në Frontal.
Ai tutje teksa ka folur për premtimet e Qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës, ka thënë se duhet të tregohen transparentë dhe të tregojnë edhe sa të rinj e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mungesës së vendeve të punës.
“Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.