Live

Na duhet një front uniteti, si kurrë në parë!

21:09 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

SHKRUAN: FADIL MALOKU

Na duhet një front uniteti, si kurrë në parë!

(Sepse, fitoret (afatgjata)gjeostrategjike nuk guxojmë t’i humbim me lojra (afatshkurtra) gjeopolitike)u

  1. Jam më se i bindur që; Në rast se e pranojnë VERSIONIN serb të Asociacionit, si Qeveria ashtu edhe Opozita do anatemohen e do penalizohen aq shumë nga elektorati, sa që kenë shumë vështirë t’i konsolidojnë si “radhët” partiake ashtu edhe “eskadronët” e tyre ideologjike…!
  2. S’këndejmi, Partitë dhe liderët aktual DUHET sa më parë ta kuptojnë që s’jemi më në vitet 90-ta kur mjaftonte vetëm një prononcim disaminutësh i Ibrahim Rugovës, për t’u përmbyllë ndonjë vendimmarrje e re. Por, jemi nē vitin 2023, kur na duhet dosido një UNISON shumë më koheziv dhe mê FLEKSIBIL; ndërqytetor, ndërpartiak, mediatik, civil e akademik…!
    3.Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon e kontinent, do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont…🤔

Shpërndaje në

U Kopjua