Live

Ndalohet i mituri në veri pasi shkroi grafite përçarëse

09:41 / 02 Maj 2024

Nga Kosova Live

Një i mitur është ndaluar në Mitrovicë të Veriut për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, përcjell Reporteri.net.

Sipas Policisë, i mituri kishte shkruar grafitë me përmbajtje përçarëse.

I dyshuari është liruar më pas.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shpërndaje në

U Kopjua