Është ndaluar për 48 orë një zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren thuhet se ky person dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.
Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore.