Live

Ndërron jetë këngëtari i njohur grek Vasilis Karras

21:26 / 24 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Këngëtari i njohur grek ,Vasilis Karras, i njohur për zërin e tij të veçantë, ndërroi jetë të dielën pas një beteje të gjatë me kancerin, shkruan transmetuesi shtetëror grek ERT. Ai u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Këngëtari ishte një emër i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili prej rreth dy vitesh përballej me kancerin. Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga COVID-19, dhe për këtë po trajtohej në një spital në Selanik.

Krahas këngës, Karras ishte edhe kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke.

Ai ka dhënë koncerte në Tiranë dhe në qytetin e Korçës. Gjatë karrierës së tij prej dekadash ai punoi me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës dhe këndoi në klubet e natës në Athinë dhe Selanik. Ai gjithashtu udhëtoi nëpër botë në qytete me diaspora të mëdha greke. Karras ka lënë pas gruan dhe djalin e tij

Shpërndaje në

U Kopjua