Live

Ndeshje dramatike, Irani e “fundos” në fund Uellsin

13:10 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Irani ka shënuar fitore me rezultat 0:2 kundër Uellsit.

Gjithçka u vendos pas minutës së 90-të, shkruan kosovalive.net

Dy golat u shënuan pas minutës së 90-të. Fillimisht Cheshmi shënoi në minutën e 98-të, ndërsa në minutën e 101-të shënoi Rezaeian.

Ndeshja mori kahje tjetër në minutën e 86-të, kur portieri i Uellsit, Hennessey mori karton të kuq.

Irani pas dy ndeshjeve ka 3 pikë kurse Uellsi mbetet në kuotën e 1 pikëve, me shumë pak gjasa për kualifikim./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua