Live

Në Beograd vendosen pllakate me fotografinë e Kurtit

14:18 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetët e popullit në Serbi, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, Boshko Obradoviq dhe Millosh Jovanoviq, janë protagonistë në disa pllakate së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, emri i të cilit shoqërohet me mesazhin “Të lirë në 2001”.

Pllakatet u vendosën në qendër të Beogradit me synim që të sulmohen përfaqësuesit e organizatave të djathta, lideri i Dveri Boshko Obradoviq, kryetarja e partisë Zavenici, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski dhe kryetari i Nova DSS, Millosh Jovanoviç, shkruan nova.rs.

Kujtojmë se deputetët e katër partive parlamentare të krahut të djathtë – Dveri, Zavetnici, Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë – së fundmi i kërkuan Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të japë dorëheqjen brenda një afati sepse, siç kanë thënë, ai ka pranuar planin franko-gjerman për çështjen e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...