Live

“Në emër të frizeres që ta ka ba frizurën”, “oj teze”, Glauk Konjufca i reagon Ardian Kastratit për gjuhën që përdori në Kuvend

16:33 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti nga radhët e PDK’së, Ardian Kastrati, u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë pro nismës për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të Trustit.

Por, derisa ai po e bëntë këtë thirrje, i është drejtuar një deputetje, duke i thënë “në emër të asaj frizeres që ta ka ba frizurën që po kesh sot…votojeni Trustin”.

Më pas ka vazhduar duke thënë “oj teze ti që po kesh, a po na bahet Trusti sot? Voto bre teze, amani t’koftë”.

Pas kësaj ka reaguar Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i inkurajoi deputetët që të mos flasin për pamjen fizike.

“I inkurajoj deputetët që të mos flasin për pamjen fizike të të tjerëve dhe kjo është në kuadër të gjuhës korrekte parlamentare”, tha Konjufca.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...