Live

“Në Facebook i ka militantët”, Çitaku habitet pse Kurti njoftoi për planin evropian vetëm në Twitter

23:53 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se e pranon propozimin franko-gjerman.

Çitaku shkroi se Kurti e paska pranuar propozimin vetëm në Twitter dhe atë “në një anglishte tepër të çuditshme”.

Ndërsa shtoi se në Facebook, kryeministri nuk ka njoftuar për këtë deklaratë. Këtë Çitaku po e konsideron të çuditshme pasi tha se aty i ka militantët.

“Kryeministri e kish pranu marrëveshjen vetëm në Twitter, dhe në një anglishte tepër të çuditshme. Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë”, shkroi ajo.

Në anglisht, vetë Çitaku ka shkruar se ndjehet konfuze me këtë veprim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...