Sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet mesha e Ditës së Krishtlindjes.
Mesha do të fillojë nga ora 11:00 e mëngjesit.
Po ashtu, edhe në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, do të kremtohet mesha e Ditës së Krishtlindjes.
Besimtarëve katolikë aty do t’u drejtohet edhe Imzot Dodë Gjergji, duke filluar nga ora 11:00.
Ai, mbrëmë me rastin e festës së Krishtlindjes, tha se shqiptarët kanë ndihmuar njëri-tjetrin në rrethana të vështira.
“Por tani nuk po mund të dimë të sillemi në rrethana të mira që na ka dhënë Zoti”, tha Gjergji, sipas të cilit, megjithatë Ipeshkvia po mundohet të ndihmojë besimtarët në mënyra të ndryshme, sikurse përmes Caritasit të Kosovës.
Ai tha se kontributi i Ipeshkvisë ka vazhduar të jetë në nivel, për aq sa është pyetur.