Live

Në nderim të Kadaresë, Instituti Albanologjik i Prishtinës mban sot mbledhje komemorative

08:07 / 02 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Dje ka vdekur shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Për të nderuar veprën e tij, Instituti Albanologjik në Prishtinë do të mbajë mbledhje komemorative.

Mbledhja do të nisë në ora 10:00 dhe do të mbahen në Institutin Albanologjik.

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh shqipatar“pësoi arrest kardio-respirator”.

Shtëpia Botuese “Onufri” ka njoftuar se Kadare ka vdekur në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër – një qytet i vogël në malet e jugut të Shqipërisë.

Qyteti i tij, për të cilin shkroi romanin “Kronikë në Gur”, bën pjesë në trashëgiminë botërore që mbron UNESCO-ja.

Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, Kadare i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.

“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, gazeta amerikane Boston Globe e përshkroi si “roman të fuqishëm dhe prekës”.

Shpërndaje në

U Kopjua