Live

Në Polici dorëzohen mbi 100 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

12:58 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99” ka dorëzuar kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e kësaj shoqate, Shkëndije Hoda, tha se institucionet po merren me shqyrtimin e këtyre rasteve, deri sa edhe u shpreh e bindur që e vërteta do të zbardhet dhe do të ndëshkohen kriminelët.

“Sot arritëm ta sjellim kontingjentin e 13 të ku janë të përfshira 102 lënë që do hetohen për krime të lutës në komunën e Gjakovës”.

“Ky është bashkëpunimi i parë me Policinë ne po i japim më shumë dëshmi rreth një krimi, ka vullnet nga Policia dhe shpresojmë që të kemi një rezultat pozitiv”.

“Në Gjakovë veprohet çdo ditë dhe çdo ditë merren dëshmitarët në pyetje. Rastet janë të ndryshime kemi prej maltretimeve fizike, vrasjeve por edhe dëmtimeve të pasurisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua