Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se sot do të ketë vazhdim të diskutimit të temës së 31 janarit.
Në një përgjigje për RTK-në, Ambasada thotë se ambasadori Jeff Hovenier sot do t’i mbledhë në një takim joformal palët e interesit.
Në ambasadën e SHBA-së, më 31 janar u diskutua për themelimin e Asociacionit, ku morën pjesë përfaqësues institucionale, të partive politike dhe të shoqërisë civile.