Live

Nëna njëjtë si e dashura futet në fushë për të promovuar faqen e të birit

10:55 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ishte e dashura Kinsey Wolanski ajo që bëri bujë fillimisht duke ndërprerë finalen e Championsit mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, duke u futur në fushë me bikini të zeza që reklamonin faqen e filmave për të rritur të Vitaly.

Nuk kaloi shumë kohë dhe nëna e Vitaly bëri të njëjtën gjë. Ajo u fut në  finalen e Kupës së Botës në ‘Cricket’, mes Anglisë dhe Zelandës së Re, në Londër. Mbishkrimi në bikini e saj ishte i njëjtë, duke promovuar kështu webfaqen e të birit. Njëjtë si e dashura edhe ajo u kap nga sigurimi dhe u largua nga fusha

Kujtojmë që Vitaly para ca ditësh qëndori në Kosovë për eventin e veturave që u organizua nga grupi “Merakli t’kerreve” në Vushtrri. Aty rusi bëri dhe shqiponjën.

Shpërndaje në

U Kopjua