Nesër më 04.12.2024, (e mërkurë) në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.3 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në ora 18:00.
Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apelon pjesamarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.
“Të gjitha ekipet dhe individet e kontraktuar apo sipas detyres (Organi Mbikqyres “ERALD-G”, Menaxheret perkates, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK”) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndermarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.