Nesër protesta e opozitës në Shqipëri, policia zbardh planin e masave, rrugët që bllokohen
Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët në lidhje me rrugët që do të bllokohen nesër për shkak të protestës së opozitës që zhvillohet në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:
Barku i varur u zhduk në 12 ditë – kjo është metoda ime
SlimFit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.