Live

Netflix vjen me një abonimin vetëm $3 ne muaj vetëm në Indi

10:27 / 24 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Në një ngjarje në Nju Delhi të Indisë, sot, Netflix lanoi abonimin për celular vetëm për përdoruesit e vendit te Indisë me një çmim Rs. 199 ($ 2.88) në muaj.

Netflix ne Indi do të përkrahet/punojë në tabletat Android dhe iOS. Netflix tha se përdoruesit do të jenë në gjendje të transmetojnë përmbajtje në Standard Definition (SD). Shtoi se përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të hedhin ose të pasqyrojnë përmbajtjen.

Më parë këtë muaj, kompania kishte konfirmuar planin e saj për të nisur një abonim për paisje mobil vetëm në Indi. Ata e kishin testuar këtë plan në Indi dhe Malajzi më parë këtë vit.

Shpërndaje në

U Kopjua