Nga Kili në Libi, përmes Hong Kongut dhe Irakut, protestuesit po maskohen me pamjen e një buzëqeshje të ekzagjeruar të Jokerit, një personazh nga filmi me të njëjtin emër e që po thyen rekordet në kinematë botërore.
Fytyra e Jokerit, si kundërshtim i personazhit Batman, është parë në protestat antiqeveritare që po mbahen anë e mbanë botës..
“Filmi i Todd Philipps për Jokerin ka një fuqi të vërtetë provokuese. Kjo po bën jehonë për protesta kundër një sistemi politik për të cilin njerëzit besojnë se është i pasaktë dhe që nuk i dëgjon ata”, tregon për France24, përcjell Telegrafi, William Blanc, historian dhe autor i librit “Superheronjtë: Një histori politike”.
Në javët që kur ky film doli në kinema, ky simbol i protestës tashmë ka qenë i dukshëm në rrugë, veçanërisht në Libi, ku një grup i artistëve i quajtur “Ashekm” ka pikturuar një mural të kllounit që mban një koktej molotovi.
Referencat politike me anë të karaktereve janë të shumtë dhe Joker nuk është maska e vetme. Për shembull, në Hong Kong, demonstruesit po demonstrojnë kundër Ligjit për Ekstradim në Kinë me anë të personazheve Winnie Pooh dhe Pepe the Frog.
Edhe maska e Anonymus, i cili u krijua në vitin 2003, ka shumë të përbashkëta me Jokerin se sa mund të mendoni.
“Tema kryesore e këtyre dy filmave [personazheve] është ndarja shoqërore, fakti i gjetjes së vetvetes për të përballuar mjerimin tuaj. Në fund të filmit të Philippsit, pak a shumë si në fund të ‘V për Vendetta’, të gjithë ata që veshin të njëjtën maskë është mënyra e tyre për t’u bashkuar si grup”, shpjegon Blanc,