Live

Nga Kuvendi, Basha fyen mediat dhe Flutura Kusarin: Ua kemi ndalë tagjinë mediave

12:43 / 27 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka vazhduar ofendimet ndaj mediave.

Ai ka thënë se kritikat e mediave për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave nuk janë të drejtat.

Sipas tij, ato po bëhen për interesa të ngushta.

Nga foltorja e kuvendit ai ka fyer mediat, duke thënë se Qeveria Kurti ua ka ndalur tagjinë mediave.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet t tagjinë dh asnjë cen nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

Ai e ka kritikuar edhe juristen e njohur të mediave Flutura Kusari.

Sipas tij, ajo në emër të lirisë së medias po i mbron Devollët.

“Ka rendësi edhe kanihere kush fol. Përshembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

Shpërndaje në

U Kopjua