Live

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, dyshohet se babai tentoi ta vriste të birin

23:54 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Siç njofton policia, babai ka tentuar të vrasë të birin, duke e goditur me mjet të fortë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Lidhur me rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Ky veprim është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë.

Po ashtu të dyshuarit i është konfiskuar një armë, derisa është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua