Live

Nis intervistimi i stafit të lokalit “Kobra City”

09:33 / 03 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar nisjen e intervistimit të stafit të lokalit “Kobra City” dhe dëshmitarëve okularë, për shkak të informacioneve se në orët e para të mëngjesit të sotëm aty pati gjuajtje me armë zjarri dhe për pasojë vdiq një person dhe u plagos një tjetër, të dy nga Kukësi.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se aktualisht po intervistohet stafi i lokalit.

“Kryesisht stafi i lokalit është duke u intervistuar dhe dëshmitarët okluarë”, tha Bytyqi.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.

Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë së Shqipërisë, dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

Shpërndaje në

U Kopjua