Live

Persona të maskuar ndezin kamionët, pritet heqja e barrikadave në Rudarë

15:08 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka nisur largimi i kamionëve në fshatin Rudarë, të cilët u vendosën në mes të rrugës si barrikada.

Gazetari i T7, thotë se heqja e këtyre barrikadave është duke u bërë nga persona të maskuar.

Kujtojmë që këto barrikada u vendosën në disa rrugë në Veri në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Pamjet:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shpërndaje në

U Kopjua