Live

Nis ngjyrosja e Urës së Ibrit, punëtorët shihen duke punuar përfundi saj

15:16 / 07 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Ka filluar pastrimi dhe ngjyrosja e Urës së Ibrit gjatë ditës së mërkurë. Edhe  kompania e kontraktuar ka vazhduar me testimet për stabilitetin e infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicës.

Po ashtu gjate mesditës së ditës së hënë ka filluar pastrimi dhe ngjyrosja e Urës së Ibrit, raporton Ballkani.info.

Të pranishëm kanë qenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Ministrat kanë shkuar për t’i shikuar matjet që po kryhen nga kompania e kontraktuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se tashmë veçse ka filluar testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit.

“Inspektimi është në dy faza… jemi në proces, jemi duke bë punë sipas planit, të cilin po e ndajmë me gjithë bashkëpunëtorët dhe nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Kjo çështje është mbyllur në vitin 2016, nuk është çështje e dialogut fare. Kjo është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe është çështje e një vendimi, i cili tashmë është publik”, tha ministri gjatë vizitës së tij në Urën e Ibrit.

Shpërndaje në

U Kopjua