Live

Nisin hetimet ndaj deputetes që hodhi lëndë të dyshimtë në Kuvendin e Shqipërisë

11:58 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Tiranës ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë deputeten demokrate, Elda Hoti në lidhje me incidentin e një dite më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku kjo e fundit hodhi një lëndë të dyshuar djegëse ndaj deputetëve gjatë aksionit opozitar.

Mes të tjerash, policia bën me dije se Hoti po hetohet për kanosje dhe shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese.

Po ashtu, për dhunën në hyrje të Kuvendit janë proceduar dhe gjashtë persona të tjerë për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.

“Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim”, shkruhet në njoftimin e policisë, raporton A2

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...