Live

Një këmbësor u godit nga një veturë në Veternik

19:43 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një këmbësor është lënduar pasi u godit nga një veturë në Veternik, të dielën rreth orës 17.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj (Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...