Live

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi Shaqir Totajn

09:39 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, F.K, pasi që kërcënoi me jetë kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

Siç bënë të ditur gjykata Totaj u kërcënua nga i dyshuari për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor ku i dyshuari nëpërmjet një personi të tretë ka kërcënuar Totajn për djalin e tij.

“I pandehuri F.K., me datë 24 janar, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duhet të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e rastit e me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitar apo asgjësimit dhe fshehjes së provave, apo i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...