Protestat e serbëve në veri të Kosovës përfunduan në mënyrë të turpshme dhe poshtëruese për të gjithë njerëzit që morën pjesë në to dhe që jetojnë në këto hapësira, vlerëson Iniciativa Qytetare “Për Zubin Potokun”. Katër ditë pasi u hoqën barrikadat, dhe e pyesin kryesinë e Listës Serbe që po aq kohë nuk i dëgjohet zëri, – ku janë fshehur ata që deri trumbetonin “Nuk ka dorëzim – KM mbetet” (targat serbe).
Në këtë iniciativë qytetare thuhet se qytetarët kanë besuar se përmes barrikadave “do të luftojnë për të drejtat themelore të njeriut”.
“Megjithatë, ata sërish u vënë në lojë dhe u mashtruan”, kanë vlerësuar ata.
Ata përkujtojnë në kumtesën e tyre se barrikadat u hoqën dhe kështu përfunduan protestat, pas takimit të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin serb në Rashkë.
Ata përkujtojnë edhe një detaj tjetër – se pavarësisht se barrikadat janë hequr të premten, kryesia e Listës Serbe ende nuk është deklaruar.
“Përfaqësuesit politikë të mbledhur rreth Listës Serbe nuk patën guxim të dalin para popullit dhe të tregojnë se çfarë janë marrë vesh me presidentin serb në prapaskenë, të fshehur nga publiku”, kanë thënë ata.
Ata pyesin se cilët janë hapat e mëtejshëm dhe pse kryesia e kësaj partie pranoi heqjen e barrikadave dhe përfundimin e protestave edhe pse nuk është plotësuar asnjë kërkesë (e tërë)?
“Ku fshihen tani ata të Listës Serbe që deri dje thoshin “Nuk ka dorëzim – mbetet KM”, çfarë do të ndodhë me targat e KM që ishin iniciatorë të protestës qytetare, a do të “hiqen” edhe ata?”, gjithashtu pyesin në këtë IQ.
Ata janë duke kërkuar përgjigje edhe në pyetjen se çfarë do të ndodhë me personat që u larguan nga institucionet e Kosovës në shenjë mbështetjeje.
“A do të humbasin punën për shkakun tuaj apo do t’i detyroni të kthehen me përulësi dhe të turpëruar në institucione?”