Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë për një rast që ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media. Po ashtu, bëhet e ditur se është në kërkim edhe një person tjetër, i dyshuar për pjesëmarrje në këto raste.
Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë
Sot nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës, në muajin janar 2023.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të përfshirë në rast, si dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Personi i arrestuar ,
A.V, mashkull, 51 vjeç,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që i dyshuari i dytë, është në kërkim policor.