Live

Një person në Leposaviq raporton se dy të maskuar e kanë sulmuar dhe ia kanë hequr targat

09:32 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një burrë në Leposaviq ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar, të cilët ia kanë hequr edhe targat e veturës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua