Live

Një personi në Drenas i thyhen xhamat e veturës, i vidhet pasaporta e gruas

10:37 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person në Drenas ka raportuar se i janë thyer dy xhamat e veturës dhe i janë vjedhur gjësende të ndryshme, por edhe pasaporta e gruas.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë  thyer dy xhamat  e  veturës dhe nga  aty i kanë  vjedhur gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua