Live

Një vit nga betimi i kryetarëve në veri, VV: Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi

13:13 / 26 Maj 2024

Nga Kosova Live

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në Facebook, në një-vjetorin e betimit të kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në videon e publikuar, VV thotë se krahasuar me një vit më parë, sot në veri ka një pamje krejt tjetër.

Në reagimin e kësaj partie, thuhet se ani pse grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme ndaj Policisë, gazetarëve e KFOR-it, në veri triumfoi rendi dhe ligji.

“Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhnjyen. Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi”.

“Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra.” thuhet në reagimin e VV-së.

Shpërndaje në

U Kopjua