Live

Nju Jork – Protestuesit do t’i kujtojnë Serbisë krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

09:02 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga ora 11.00. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...