Një burrë që vishte rroba 18XL për shkak të peshës së tij, tashmë duket krejtësisht ndryshe pas humbjes së 79 kilogramëve.
Drew Anderson, i cili u shfaq në një spektakël televiziv në Britani, “Family by the Ton”, peshonte 305 kilogramë sa as peshorja nuk e shfaqte peshën e tij dhe rrezikonte të mbetej përgjithnjë i lidhur pas krevatit, shkruan “Mirror”.
Në spektakël, ai tha se shpesh ndihej sikur ishte “në një kostum të shëndoshë” që donte ta hiqte dhe t’i kthehej masës së tij. “Edhe pse kam dhimbje kur eci, duhet ta bëj ose rrezikoj të qëndroj përgjithnjë në shtrat. Duhet ta mposht të ngrënin e tepërt përpara se të më vrasë”.
Drew nuk kishte hipur mbi peshore për 10 vjet. Kur kërkoi të konsultohej me një mjek, pesha e tij nuk rezultonte dhe doktori i tha ta maste me anë të një kompjuteri. Pesha maksimale që kishte peshorja ishte 247 kilogramë, 58 më pak se sa ajo e Drew.
Ai iu nënshtrua bajpasit gastrik dhe humbi 79 kilogramë duke ndryshuar tërësisht pamjen e tij. Drew e ndau këtë përvojë me ndjekësit në rrjete sociale dhe e quan veten “aktivisti i shëndoshë” dhe “ambasadori i obezitetit”, duke shpjeguar se “do të rrëzojë stereotipet dhe pandjeshmërinë ndaj sëmundjes së obezitetit”.
Anderson shpjegon se për të humbur peshë duhet ndryshuar “i gjithë stili i jetesës” sepse është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin.