Kohëve të fundit një ndër këngëtarët më të përfolur në vend ishte, Blero Muharremi sa i përket jetës private.
U përhapën shumë lajme se ai i dha fund martesës me gruan e tij e dytë, Afrona Dika, dhe se aktualisht i njëjti është larguar për në Zvicër, shkruan Kosova.LIVE.
Mësohet se ai ka realizuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtar të huaj, i cili pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere në tregun vendor.

Projektin Blero e ka paralajmëruar edhe në rrejtin social Instagram, ku është bërë e ditur se data e lansimit të projektit është vendosur të jetë 3 qershori.
