Live

Nuk ka kuorum për të miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet

19:11 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për anti-doping, bashkë me 15 amendamente përcjellëse.

Pro këtij projektligji votuan edhe deputetët opozitarë.

Ndërkaq, Kuvendi nuk pati kuorum për të miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli seancën plenare, ku tha se pikat e tjera të mbetura që ishin në rend të ditës do të trajtohen në seancat e radhës.

Shpërndaje në

U Kopjua