Live

“Nuk luftohet me djemë të huaj” – Haziri: Serbët s’po kërkojnë më të drejta, por territore

22:49 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Reagimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj procesit të dialogut me Serbinë, Lutif Haziri i ka quajtur, statuse të porosituara nga kryeministri Kurti.Nënkryetari i LDK-së tha se Kosova duhet t’i marrë seriozisht zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si obligim që i ka.

“Natyrisht që është e porositur, nëse nuk është edhe e shkruar. Praktikisht, kryetari i LDK-së e ka treguar që është një marrëveshje ndërkombëtare, që Kurti ose duhet ta bëj draftimin e statutit përmes emërimit të një këshilli, ose duhet me dhënë një zgjidhje të tij, një opsion, duke thënë se marrëveshjën mundet me anulu”, tha Haziri.

Sipas tij, mosbaztimi i të drejtave të komuniteteve, përkatësisht komunitetit serbë në Kosovë, po i detyron ata që më mos të luftojnë për të drejtat e tyre, por për territore.

Ai tha, se nuk mbrohet e luftohet Kosova, me djemë të huaj, duke aluduar për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it, për tensionet në veri.“Obligimet janë të shkruara. Mosnjohja dhe moszbatimi i të drejtave që ne ia kemi dhënë komunitetit serb në Kosovë, mozbatimi i këtyre të drejtave në masë të madhe, dhe tendenca me ua kërcënuar ato të drejta, po i bënë njerëzit që të mos kërkojnë më të drejta, por territore. Nuk luftohet me djemë të huaj. Ne nuk kemi kapacitete me i luftu, tani po lypin ta ngrisin kapacitetin e ushtarëve të KFOR-it.”, shtoi tutje Haziri në Politiko.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...