Live

Nuk merret me punët e veta|Ministri i Mbrojtjes gjen pak kohë të merret edhe me rastin e viktimës që u torturua në azilin e Pejës

20:45 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka vizituar të moshuarën, e cila ditë më parë ishte sulmuar nga infermieret nga qendra për përkujdesje “Orenda”.

Mehaj ka thënë se sonte qëndroi në Gjakovë, për ta vizituar Minire Nurën, nënën e dëshmorit, Taulant Nura.

“Sonte ishim në Gjakovë, vizitë tek nëna Minire, e cila i dha kombit shqiptar djalin e saj, dëshmorin e lirisë, Taulant Nura. Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka thënë kujdesi i familjes për nënën Minire nuk ka munguar asnjëherë.

“Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim. Kujdesi i familjes nuk ka munguar asnjëherë për nënën Minire. Djali i saj, Taulanti iu bashkua UÇK-së qysh në moshën 17 vjeçare, ai nuk dallohej vetëm për nga mosha, por edhe për nga guximi i cili buronte thellë nga shpirti i tij. Nëna Minire, ia fali djalin e saj atdheut i cili ra dëshmor, por fitoi zemrat e gjithë shqiptarëve, gjithashtu djemtë e ushtrisë sonë janë të gjithë si të ishin djemtë e saj, të gjithë ne do t’i gjendemi pranë sa herë që ka nevojë. Dëshmorët tanë nuk do t’i harrojmë asnjëherë, rrugës së tyre do të ecim gjithmonë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Lajme