Live

Nuk ndalet dëmtimi i autobusëve, Ahmeti kërkon intervenimin e policisë

13:11 / 01 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Edhe sot po vazhdon gjuajtja e autobusëve me vezë në Prishtinë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri thirrje që të mos dëmtohen autobusët. Ai më tutje në facebook shkroi se çdo rast do të lajmërohet, shkruan Kosova Live.

Mbrëmë, Trafiku Urban” në Prishtinë njoftoi se ndërprenë qarkullimin e autobusëve, për të parandaluar dëmtimin e tyre.

“Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërprehet qarkullimi në ora 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes!”, u bë e ditur në njoftimin e “Trafikut Urban.

Ndërsa, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se rasti është duke u hetuar. “Rreth orës 20: 00 kemi pranuar informatën për dëmtimin e një autobusi, derisa ishte në lëvizje në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet policore të stacionit Jugu janë duke e trajtuar këtë rast.”, bëri të ditur Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...