Live

Numërohen 390 vendvotime në QNR

08:46 / 22 Tetor 2019

Nga Kosova Live

390 vendvotime janë rinumëruar gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Numërimit të Votave, nga 530 vendvotime.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 390 vendvotime apo 73.72% nga 530 sa janë planifikuar dhe sot sërish do të vazhdojë procesi me 140 vendvotimet e mbetura dhe për të përmbyllur procesin e rinumërimit”, ka thënë Elezi për EO.

Shpërndaje në

U Kopjua