Live

Nushi thotë se tensionet në veri janë pretekst i Qeverisë për themelimin e Asociacionit

18:36 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sekretari Organizativ i Partisë Socialdemokrate(PSD), Nol Nushi tha se tensionet në veriun e Kosovës kanë qenë pretekste të Qeverisë “Kurti për t’i hapur rrugën themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë deklaratë Nushi e bëri në emisionin “Ditari” në Tëvë1 duke diskutuar për vizitën e Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë dhe mundësinë e krijimit të asociacionit.

“Gjithë atë tension në veri të Kosovës, gjithë atë gjendje shqetësuese në shoqërinë tonë se çka po ndodh atje, atë rrezik të policëve për javë të tëra të bllokuar në pika kufitare, ata qytetarë të tmerruar nga forcat policore dhe kriminale që rrinin atje në barrikada, po përfundon prap me dialog të thjeshtë me marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën unë nuk ka më asnjë dilemë që kjo do të përfundojë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, u shpreh ai.

Tutje Nushi tha se veprimet e Qeverisë për të shtrirë sovranitet e shtetit në pjesën veriore janë praktikisht pretekste për t’i hapur rrugë themelimit të Asociacionit.

“Këto tensione në veriun e Kosovës kinse për të shtrirë sovranitet janë praktikisht pretekste të kësaj qeverie për t’ia hapur rrugën këtij asociacioni… Ne nuk kemi thënë që Kurti ka ardhë me qëllim që ta themelojë asociacionin mirëpo ka qenë pasojë e parashikueshme e veprimeve të tij”, shtoi ai.

Më tej Nushi theksoi se PSD-ja do të mundohet që të pamundësojë një marrëveshje në mes ”Kosovës dhe Serbisë e cila do ta sjellë asociacionin”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...