Live

Nxehen sërish gjakrat mes Nicky Minaj e Cardi B

16:30 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Nicki Minaj ka rinisur ‘luftën’ me Cardi B me deklaratën që bëri në ‘Joe Budden Podcast’ ku deklaron se me talentin e saj në muzikë ka arritur suksesin e jo duke dalë me Dj e persona tjerë me influence.

“Kam shkruar vargjet dhe kam bërë çfarëdo dreqin ishte e nevojshme. Pa Instagram, pa ‘reality shoë’, pa bërë seks me DJ.”- është shprehur Nicki.

Nicki vazhdoi ‘thumbimet’ duke thënë: “Do ndihesha super e çmendur nëse do kisha arritur një vend të parë dhe Grammys e s’do isha në asnjë listë të 50 më të mirëve.”  Dhe është pikërisht Cardi B ajo që ka Grammy, por nuk ishte pjesë e listës së Ebro Darden për 50 reperet më të mirë të gjitha kohërave.

Shpërndaje në

U Kopjua